Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 250m² me lokacion në Qendër të qytetit, afër shkollës “Elena Gjika”.
Shtëpia është e strukturuar në katin përdhesë dhe katin e parë, dhe është e ndarë në këto hapësira të brendshme: në katin përdhesë ka qëndrim ditor me kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo dhe terasë. Në katin e parë ka qëndrim ditor me kuzhinë, tri dhoma të gjumit (njëra master bedroom), banjo dhe terasë.
Shtëpia është tërësisht e mobiluar, moderne dhe e dizajnuar me ngjyra që komplimentojnë njëra tjetrën.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike, po ashtu ka edhe kondicioner për ngrohje dhe ftohje të hapësirave.
Shtëpia gjendet në truall me sipërfaqe 4 Ari, ka vendparkim të jashtëm dhe hapësirë për relaksim.
Lokacioni ku gjendet kjo shtëpi është zona perfekte për çdo familje, pasi në afërsi të saj ka shkolla cilësore, ka qendrën e qytetit dhe çdo shërbim tjetër të nevojshëm për banorët e kësaj lagje, duke e bërë këtë pronë të përshtatshme për investim.
ID e shpalljes: 6865
Kompania për Patundshmëri
Pro Real Estate
044/888-444
www.pro-rks.com
e-mail: info@pro-rks.com
Adresa: Rruga Tirana, Objekti C4/1-nr.5 (përballë Stacionit Hekurudhor).
Pro Real Estate, mos kërko më larg!
#Prishtine #Shtëpi
Pristina