Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 118.2m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion Aktash, në Rrugën "Ali Pashë Tepelena", afër Restaurant Bagolina.
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo dhe depo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është e pajisur me kondicioner.Ndërtesa ku ndodhet banesa ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Aktash është një zonë e qetë dhe e zhvilluar në qendër të Prishtinës, në afërsi ka Parkun e Qytetit dhe të gjitha shërbimet e nevojshme si shkollat, çerdhet, barnatoret, marketet si dhe disa prej Universiteteve, veçori ideale që përshtaten për familje, studentë apo banorë të rinj të zonës.
ID e shpalljes: 14462
Kompania për Patundshmëri
Pro Real Estate
044/888-444
www.pro-rks.com
e-mail: info@pro-rks.com
Adresa: Rruga Tirana, Objekti C4/1-nr.5 (përballë Stacionit Hekurudhor).
Pro Real Estate, mos kërko më larg!
#Prishtine #Banesa
Pristina